Historia Jonë
Shënim- Fabrika jonë është pjesë e trashëgimisë së fabrikave LOULIS me një histori që kthehet në kohë më shumë së 230 vjet
Sot,Atlas Mills pjesë e Besniku Shpk është lideri i njohur në tregun shqiptar të miellit, me një miell që përputhet me standartet më të larta të cilesisë së qëndrueshme.
- Që nga viti 1999 firma Besniku Shpk ka qëne një nga importuesit më të mëdhenj të miellit në Shqiperi. Besniku Shpk ka mbizotëruar në pozicionin drejtues në tregun shqiptar, ku Mielli Tip 400 përfaqëson miellin me standartet më të larta të cilësisë së qëndrueshme të cilesisë dhe shitjeve të furrat shqiptare.
- Më tej, në Qershor 2003 LOULIS Group filloi ndërtimin e një mulliri të madh në Shqiperi duke aplikuar teknologjinë më moderne. Përfunduan nje investim të madh me vlere 12 milion Euro,duke përdorur përvojë në prodhimin e miellit me cilësi të lartë me njohuri të shkelqyera të tregut vendor.
- 2005-Atlas Mills blen fabrikën e LOULIS dhe fillon funksionimin e saj të plotë.
- Shtator 2018-pasi firma Besniku Shpk pa potencialin e Atlas Mills, vëndosën ta blejnë dhe sot Atlas Mills është me krenari pjesë e Besniku Shpk.
Ne kuptojmë se është detyra jonë t’i sjellim konsumatorëve në Shqipëri,grurin më të mirë të përpunuar dhe jo vetem. Këtë, dukë siguruar cilesinë dhe cmimet më të mira plotësisht të arritshme nga të gjithe.
Duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm, deri tek punonjësi më i thjeshtë, kemi përgjegjësinë për të shërbyer dhe produktet më të mira në tryezat e të gjithë shqiptarëve, të vërtëtuara me standartet evropiane.
Jemi krenarë të sjellim për ju miellin e parë të fortifikuar në Shqipëri,të pasur me hekur dhe acid folik.


Stafi
Stafi ynë është i përbërë nga punëtorë të mullinjve,teknologë të ushqimit dhe furre me specializim dhe përvojë në këtë fushë që mund të gararntojnë cilësinë e prodhimit.
Atlas Mills gjithashtu invenston në mënyrë të konsiderueshme në trajnimin e stafit për të siguruar burimet më të mira të mundshme njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Atlas Mills Dervish Domi,thotë: “Qellimi ynë është të ruajmë një marrëdhënie të mirë me punonjësit tanë duke permirësuar vazhdimisht njohuritë e tyre dhe duke prodhuar produktet më të mira me cmime më tërheqësë.”Duke shtuar se “Fokusimi në cilësi është një shtysë e madhe prapa përformancës së fortë të Atlasit.


Tregu
Atlas po vazhdon të zgjerojë tregjet e tij.Përvec pozicionit të saj drejtues në Shqiperi, Atlas Mills aktualisht eksporton produktet e saj në Mal të Zi dhe Kosovë.
Ndërmarrja importon grurë fillimisht nga Rusia dhe Austri . Me nxitjen e saj fleksibilitetin dhe rekordin mbresëlënës,përkundër sfidave ekonomike të Shqipërisë, Atlas Mills,demostron potencialin e ekonomisë shqiptare.

Shpërndarësit

Shkodër
Korçë
Kolonjë
Elbasan
Kavajë
Mallakastër
Kukës
Librazhd
Durrës
Pukë
Mat
Fier
Peqin
Mirditë
Krujë
Sarandë
Tirana
Kurbin
Gramsh
Gjirokastër
Has
Tepelenë
Skrapar
Dibër
Berat
Vlorë
Përmet
Pogradec
Lezhë
Kuçovë
Delvinë
Devoll
Malësi e Madhe
Bulqizë
Tropojë
Lushnjë

Misioni ynë
Misioni ynë është të përqëndrohemi në të kuptuarit të nevojave të klientëve tanë për miell. Të sigurojë ekspertizën në kapitalin njerëzor,inovacionin dhe burimet e teknologjisë për të krijuar dhe prodhuar produkte të standarteve më të larta ndërkombëtarë.
Pergjegjesi sociale
Fabrika jone eshte pjese e trashegimise se fabrikave LOULIS me nje histori qe kthehet ne kohe ne me shume se 230 vjet.
Me kalimin e viteve filozofia jone ka mbeshtetur dhe forcuar shoqerine, filozofia qe ne, Besniku Shpk dhe Atlas vazhdojme ta respektojme dhe zbatojme si pjese te kultures sone. Filozofia e fabrikes sone eshte akoma e perkushtuar ne kete trashegimi ; pjesemarrja ne aktivitete te ndryshme dhe bamiresi per aktivitete te ndryshme te kishave ose Kryqi i Kuq Shqiptar, eshte prove e e pamohueshme e ketij qellimi te mire.
Vizioni yne
Vizioni yne eshte qe te njihemi nga kliente tane brenda dhe jashte vendit sin je kompani qe ofron vleren me te larte te produkteve Atlas Mills.