Prodhimi
Atlas Mills operon sipas standarteve më të larta ndërkombëtarë,duke perfshirë standartet e cilësisë ISO 9001: 2000 dhe specifikimet e HACCP(Hazard Analysis Critical Control Point) (Pika e Kontrollit Kritik i Analizës së Rreziqeve). Të gjitha pajisjet e mullirit dhe proceset e prodhimit inspektohen vazhdimisht dhe përditesohen në mënyrë që të ruhet cilesia e lartë e miellit Atlas dhe të garantohet që përmbushen të gjitha kriteret e shëndetit, sigurisë dhe cilësise.

Certifikimet


Kontrolli i Cilësisë
Karakteristika kryesore e filozofisë sonë është të prodhojmë miell më cilësi të lartë dhe qëndrueshmëri; kontrolli i cilësise është pjesë thelbësore e procesit të prodhimit. Ne kemi një nga laboratoret me të sofistikuar dhe modern të Kontrollit të Cilësise bazuar në standartet ndërkombëtare. Ekipi ynë i analizave është i përbërë nga teknologë me experiencë në fushën e ushqimit dhe bukës të cilet sigurojnë që prodhimi final është gjithmonë e cilësisë së lartë. Kontrolli i Cilësisë siguron që mielli të ketë kualitetin më të mirë ndersa analizimi kryhet që të përcaktojë që gruri nuk ka toksina të rrezikshme, pesticide apo mikroorganizma të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.Kjo arrihet nga pajisjet speciale të vendosura në dispozicion dhe bashkëpunimi ynë me disa nga laboratoret më të mirat Italiane të akredituara për të kryer këto teste.